Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rekord i ri ne bote/Na habitën 5 muaj më parë, dalin fotot e “nëntënjakëve”, gëzojnë te gjithe shëndet të mirë

Pesë muaj më parë, lajmi i lindjes rekord në Marok, ku një 25-vjeçare lindi 9 fëmijë përnjëherë, habiti opinionin publik, madje shumë ishin ata që u treguan skeptikë që diçka e tillë të kishte ndodhur vërtetë.

Por sot për herë të parë kanë dalë fotografitë e “nëntënjakëve”, të rritur tashmë, dhe pamja është befasuese, jo vetëm për numrin e tyre, por edhe për shëndetin që gëzojnë.

Fill pas lindjes, katër meshkujt dhe 5 femrat u futën në inkubatorë dhe u mbikëqyrën ditë e natë nga një ekip mjekësh. Sot fëmijët e Halimës dhe Kaderit, çiftit nga Mali të cilit iu mbush shtëpia, duken në gjendje optimale edhe pse lindën para kohe dhe me një peshë që nuk tejkalonte 1 kilogramët.

Prindërit thonë se familja e madhe, në vetvete sa një ekip futbolli, mund të kthehet në shtëpinë tyre në Timbuktu për pak ditë, ku për momentin mjaftojnë 3 dhomat dhe kuzhina në pronësi.

Deri më tani, edhe për shkak të jehonës së madhe në mediat botërore, shpenzimet dhe burimet njerëzore për të mbajtur fëmijët janë paguar nga spitali në Marok, dhe pjesërisht nga qeveria e Malit, që do të vijojë të ndihmojë çiftin që çdo ditë i duhet të përdorë rreth 100 bebelina dhe të paktën 6 litra qumësht.