Gjatë natës territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu
dhe dëbore pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve
Në Rajonin Jugor reshje dëbore ka pasur në Qafë Thanë, në Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Librazhd-Steblevë
Në Rajonin Verior kanë vazhdur reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, në Ura e Zapodit-
Shishtavec, Peshkopi, Kuben-Vasije, në Bulqizë, në Kukës-Bushtricë
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve
duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit
për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore