Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rezarta Shkurta tregon dhuratën që i la Nexhmije Hoxha para se të ndërronte jetë

Ne shkurt te ketij viti, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-liderit komunist, Enver Hoxha e cila para se të ndërronte ka botuar librin e saj te fundit. Rezarta ka treguar se gjatë atyre muajve te fundit Nexhmija i ka dhuruar librin e saj “Kosova e lirë”.

Ka qenë vete Rezarta që e ka zbuluar dhuratën e Nexhmije Hoxhës me një postim në Instastory ne rrjetin e saj ku tregon edhe shënimin që ajo i ka lënë. Ja shenimi ne liber:

“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira, për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort”, ka shkruar Nexhmije Hoxha.” Ndersa bashkangjitur Rezarta ka shoqëruar këtë postim me fjalet e saj pershkruese “8 Mars! Grua historike”.

Ndersa në një tjetër postim, Rezarta tregon se Nexhmije Hoxha i ka lënë dedikim tjeter te bukur edhe tek një libër tjetër asaj dhe Ermalit. “Të dashur Ermal dhe Rezarta, ju lë këtë libër, të fundit të jetës time, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë”, ka shkruar Nexhmije Hoxha.