Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rihapen kufijtë e Europës: Ja shtetet ku nis lëvizja per te mirepritur shtetasit evropian

Keto jane nga kater vendet e para qe presin per te hapur kufijte per turistet

Greqia po hap një aeroport të dytë për vizitorët ndërkombëtarë në qytetin e Selanikut. Në varësi të vendit nga vijnë, pasagjerët do të testohen. Fluturimet do të lejohen vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian, të paktën deri më 30 qershor ndaj ne 1 korrik pritet te futen dhe shtetasit e ballkanit.

Gjermania heq nga dita e sotme kufizimet e udhëtimit me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca ka hapur sot kufijtë për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi.

Polonia i ka hapur kufijtë me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

Ne ditet ne vazhdim pritet te hapen dhe vende te tjera.