Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rikthehen reshjet e shiut ne vend. Ja qyetet qe do kene reshje te dendura shiu

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Pritet qe ne disa qytete te kete reshje te dendura shiu si ne Elbasan, Librazhd, Korce, Fier, Berat, Tirane.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 gradë kjo për shkak të erës së fortë jugore.