Rikthehen reshjet shiut ne vend. Ja qytetet qe do te preken nga moti i keq

Ditën e sotme në vendin tonë, 10 nëntor 2025, parashikohet i paqëndrueshëm në të gjithë territorin me reshje shiu që do variojnë nga mesatare deri në të dendura.

Temperaturat nuk do të kenë luhatje të ndjeshme, duke mbetur në shifrat deri në 17 gradë celsius gjatë mesditës dhe gjatë natës 10 gradë mesatarisht.

Era po ashtu do të jetë me shpejtësi mesatare, ndërsa në zonat malore priten edhe shtrëngata.

Në Tiranë, dita do të nisë me vranësira dhe mundësi reshjesh të lehta në orët e paradites, ndërsa pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me shi të dobët në intervale. Temperaturat do të lëvizin nga 13 gradë Celsius në mëngjes deri në rreth 18 gradë në mesditë.

Në Shkodër, parashikohet mot më i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme gjatë gjithë ditës. Temperaturat pritet të variojnë nga 11 deri në 16 gradë Celsius.

Në Durrës, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta, veçanërisht në orët e paradites. Temperaturat do të jenë ndër më të lartat në vend, nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Në zonat malore të vendit, si në Korçë apo Kukës, parashikohet mot më i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në lartësi të mëdha nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dëborës. Temperaturat në këto zona do të lëvizin mes 6 dhe 12 gradë Celsius.