Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rikthehet dimri i vertete perseri, paralajmerimi i sinoptikanes: Do te kete edhe..

Kjo do te jete vala e dytë e ftohtit per këte dimer që do të zgjasë për gati dy javë! Këtë thotë meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb e cila bën parashikimin e motit përgjatë javës. Meteorologia parashikon zbritje të temperaturave në vlera negative edhe në zonat e ulëta e bregdetin veri-perëndimor, ku pritet që termometri të shënojë -15 gradë.

Sa i përket reshjeve, ato do të pakësohen në gjithë vendin dhe do vijojnë të pakta deri në mesditën e nesërme, ku do të priten sërish rrebeshe kryesisht në veri-perëndim dhe më pak në qendër-jug.

Sipas Meteoalb, reshjet do të vijojnë të pakta të mërkurën ndërsa do të rikthehen rrebeshet të enjten, ndonëse pritet të ketë edhe kthjellime gjatë kësaj periudhe.

‘E hëna paradite, e marta pasdite dhe gjithë e enjtja do të kenë rrebeshe shiu, por edhe kthjellime’

Ndërsa e premtja sjell përmirësim të motit, ndonëse me rënie të temperaturave. Rënia do të vijojë edhe në fundjavë, e cila do të krijojë kushte të favorshme për reshje dëbore për 90% të territorit. Pas 14 shkurtit presim 3 ditë të ftohta me diell dhe sërish reshje, kryesisht bore pasi temperaturat mbeten shumë të ulëta në vend.