Ajo eshte nje nga aktoret me te mira shqiptare nje ikone e vertete. Luiza Xhuvani
vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike.
Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.
Javët e fundit admiruesit e Xhuvanit kanë patur mundësi ta ndjekin në teatër në shfaqen “Tri dimra” ku luan krah Yllka Mujos, Marjeta Ljarjat, Viktor Zhustit, Sokol Angjelit, Elia Zaharias, etj. Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Është një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.
Megjithatë Luiza nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion, identiteti bazë i saj jetësor.