Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rikthehet “vera” meteorolgoia zbulon çfarë ka rezervuar java e fundit e tetorit

Mëngjesi i sotëm ka nisur me 6 gradë celcius në zonat malore. Duke qenë se edhe sot priten kthjellime në territor, do të bëjnë që gjatë mesditës termometri të luhatet mnga 17-27 gradë celcius temperaturat maksimale në rang territori.

Nga dita e sotme deri ditën e premte kemi pak a shumë të njëjtën tablo sinoptike. Kryesisht kthjellime, vranësirat do të jenë kalimtare, më të dukshme do të shfaqen ditën e premte.

Termometri në mëngjes, por edhe në mesditë do të ketë luhatje shumë të pandjeshme nga dita në ditë. Nga 6-27 gradë celcius në rang territori përsa i përket 3 ditorit e mërkurë-e premte, thotë meteorolgoia Tanja Porja.

Moti ka rezervuar një mini pranverë me diell këtë javë Tetori me temperatura deri në 27 gradë.

Por ky muaj i dytë i vjeshtës nuk do të mbyllet kështu pasi parashikimet flasin për të tjera episode ekstreme me mot të keq për javën e fundit të Tetorit.