Aktorja e serialit të njohur turk, që transmetohet në televizionin “Klan”, Bade Isçil është nënë e një djali të cilin e rrit e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti. Bade u martua në vitin 2013 me biznesmenin Malkoç Sualp por martesa e tyre pati shumë probleme dhe çifti u ndanë në vitin 2016.
Nga kjo martesë aktorja dhe biznesmeni turk kanë një djalë. Së fundmi Bade Isçil është fotografuar me djalin dhe është pyetur nga gazetarët nëse ka një dashuri të re në jetën e saj.
Lexo edhe:
8 këshilla për të gjithë ju që jeni beqarë!
“Po ka”-është përgjigjur aktorja dhe më pas ka shtuar: “Po jetoj dashurinë nënë e bir”. Me këtë deklaratë aktorja i ka dhënë fund thashethemeve për një lidhje të re pas ndarjes dhe se dashuria e vetme për të mbetet djali i saj.