Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rrëqeth me rrëfimin këngëtarja Juliana Pasha, qan përballë Ardit Gjebreas: Lutem që Zoti të më bekojë me një fëmijë e dua shumë!

Gjatë një interviste me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea tek “Tani mund të këndosh” Juliana Pasha ka ndarë me publikun edhe një s fidë mjaft të madhe që po kalon në jetë.

Juliana Pasha tregon momentin kur mësoi që bashkëshorti ishte i divorcuar dhe me një vajzë – Tv Klan

Bëhet fjalë për pamundësinë për të sjellë në jetë një fëmijë. Këngëtarja vazhdon ende të ketë shpresa se një ditë ajo dhe bashkëshorti Altini do bëhen prindër, por edhe nëse Zoti nuk i gëzon me këtë fëmijë, ajo shprehet se është Odesa, vajza e bashkëshortit nga martesa e parë që e do shumë.

Ardit Gjebrea: Sfid a më e vështirë që ke kaluar?

Juliana Pasha: Sfi da më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.

Ardit Gjebrea: Në marrëdhënien tuaj ka patur momente të forta apo jo?

Juliana Pasha: Unë mendoj që kur çifti është shumë i lidhur me njëri-tjetrin, ka dashuri, nëse dashuria thyet si është fëmija si nuk është fëmija, nëse besimi thyhet dhe shumë gjëra në marrëdhënien e një çifti thyhen, ndodh dhe ndarja. Nëse Zoti do na bekojë me një fëmijë, faleminderit, nëse jo do jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe dashtë Zoti do kemi Odesën pranë nëse do dojë të na bashkohet kurdo që të ketë dëshirë (përlotet).