Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rritja e çmimeve/ Reagon sërish Rama, ja cfare paralajmeron kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritjen e mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria ende nuk prodhon dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet, pasi kjo varet nga reshjet e shiut dhe dëborës në vend. Sipas kreut të qeverisë, tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës dhe nuk sjell kurrë të mira, por vetëm dhimbje.

Kryeministri thotë se Shqipëria është ndër vendet që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë elektrike.

Edhe ditën e djeshme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se tregu shqiptar i energjetikës po përballet me mungesa.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet.

Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë!

Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjitike. Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht!

Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!

Qysh me shfaqjen e shenjave të krizës energjitike disa muaj më parë, qeveria ka paralajmëruar kohë të vështira përpara dhe ka vendosur një mburojë financiare për familjet dhe biznesin e vogël.

Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë; aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek!

Të gjithë këtë diferencë të frikshme ekonomikisht e mbulon krejtësisht shteti, përtej 45 milionë USD që shkojnë çdo vit nga buxheti i shtetit për kompensimin e 2.5 lekëve për kilovat për çdo familje në nevojë.

Kostoja tejet e lartë e kësaj mburoje unikale rritet përditë dhe ne do të vazhdojmë ta financojmë sa të mundemi.

POR të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje.

Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar jo të ndarë