Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rritja e rasteve me koronavirus, OBSH: Te rikthehn masat e forta kufizuese per vendet

BE e OBSH kan ber thirrje per te shtrenguar masat sepse gjendja eshte e vehstire dhe duhet kujdes.

Organizata bën thirrje vendeve europiane që të qëndrojnë të përgjegjshëm dhe “me kujdes” të heqin kufizimet ose madje të rivendosin ato nëse është e nevojshme.

Gjermania ofron testime falas për udhëtarët që kthehen në vend, Franca, ku qarkullimi viral po rritet ndjeshëm, ka bërë të detyrueshëm testimin për udhëtarët që vijnë nga 16 vende, përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi.

Kryeministri francez Jean Castex ka rekomanduar bashkëkombasit që të shmangin udhëtimet në Katalonjë në Spanjën verilindore, ku të premten, përball rritjes së numrit të infeksioneve, qeveria urdhëroi mbylljen e klubeve dhe bareve të natës.

Italia gjithashtu dje bëri të detyrueshme karantinën për të gjithë ata që në 14 ditët e fundit kanë qëndruar apo udhëtuar në Rumani dhe Bullgari.

Norvegjia ka vendosur përsëri kufizime për udhëtimet në Spanjë kurse në Angli, dje hyri në fuqi detyrimi për të mbajtur maskën në dyqane dhe supermarkete.

Masat shëndetësore kundër epidemisë së koronavirusit po rifitojnë forcë edhe në SHBA ku gjigandi i ushqimit të shpejtë, ‘McDonalds’ do t’i detyrojë të gjithë klientët e tij të mbajnë maska duke filluar nga 1 gushti.

Ndaj ruani distancimin social dhe tregohuni vigjilent.