Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rudina Magjistarit i ndodh e papritura, të ftuarit shfaqin simptomat e Covid-19 live ne emision

Çifti i kengetareve, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit por për shkak të disa simptomave për Covid-19 që Naimi ka ndjerë, janë izoluar në shtëpi dhe po presin rezultatin e tamponit.

E për këtë arsye, ata nuk i shkuan dot në emision dhe intervista u zhvillua me “Skype”.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin?

Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin.

Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

Naim Abazi: Unë kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë .

Mihrije Braha: Na ka marrë malli.

Rudina Magjistari: Mihrije ti ke qenë mirë, ke pasur ndonjë simptomë?

Mihrije Braha: Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma, kështu që shohim e bëjmë, po presim një herë përgjigjen e Naimit.

Rudina Magjistari: Naim uroj që të marrësh një rezultat negativ, por nëse është e kundërta uroj që të jetë sa më e lehtë për ty.