Thonë se “ju nuk mund t’i vendosni një çmim dashurisë”, por a mund t’i vendosni një moshë? Na lejoni të shpjegohemi. Hendeku i moshës midis dy njerëzve në një marrëdhënie është zbuluar se ndikon në mënyrë dramatike sa e suksesshme është ajo marrëdhënie, kur bëhet fjalë për martesë.
Kjo sipas një studimi të gjerë të kryer nga dy profesorë në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin Emory në Atlanta. Studimi zbuloi se marrëdhëniet që kishin hendeqe më të mëdha të moshës kishin shpesh normat më të larta të divorcit.
Ju mund të mendoni se kjo vlen vetëm për çiftet që kanë një hendek të madh të moshës, si 10 vjet apo më shumë. Në një masë është e vërtetë. Çiftet e martuara që kishin një diferencë moshe 10-vjeçare kishin 39% më shumë gjasa të divorcoheshin, ndërsa ata me një ndryshim 20-vjeçar kishin 95% mundësi që të ndaheshin.
Megjithatë, edhe një hendek pesëvjeçar midis individëve, rrezikonte në masën 18% martesën gjë që mund të jetë një surprizë për disa. Në përfundim të studimit u arrit në konkluzionin se çelësi është të martohesh me dikë me vetëm një diferencë moshe 12-mujore (1-vjeçare).