Sa shume ka ndryshuar, si duket sot Suloja që luan te “Lulëkuqe mbi mure”

Media të ndryshme kanë sjellë në vëmendje një nga filmat më emocionues “Lulëkuqet mbi mure” dhe veçanërisht protagonistin, Sulon.

Roli i tij luhet nga Krenar Arifi, që nuk e ndoqi rrugën e kinematografisë.

Një foto e tij ka qarkulluar në rrjet për të shuar kuriozitetin e gjithë atyre që thonë: Si duket sot Suloja?

Informacioni në rrjet është i cunguar dhe për fat të keq Arifi duket të mos jetë shumë familjar me rrjetet sociale për të marrë ndonjë detaj a foto më shumë.