Saimiri e largoi nga gara, vajza ikën me lot në sy: I di shumë mirë vlerat e mia!

Në nisje të spektaklit të gjitha vajzat thanë dy fjalë për Saimirin, ku Redona u shpreh se në Love Story ka ardhur me sinqeritetin më të madh dhe se Saimirit i uron fat nëse nuk zgjedh atë në fund.

“Unë këtu kam ardhur me sinqeritetin më të madh dhe i uroj shumë fat. Deri tani më ka respektuar dhe nuk kam gjë për të thënë më shumë”, u shpreh Redona para eliminimit.

Saimiri gjithashtu theksoi se vajza që do të eli minohet nuk duhet ta marrë si refuzim elim inimin. Ai tha se nuk e ka ndjenjën njësoj siç e ka ajo për të.

“Faleminderit shumë dhe unë të uroj shumë fat, je shumë djalë i mirë. Jam shumë e lumtur edhe pse po dal sepse e di çfare vlerash kam, publiku e kam kuptuar. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mi dijë vlerat.

Dua të falenderoj gjithë produksionin sepse më keni trajtuar shumë mirë dhe kam mësuar shumë. Ju mirëpres në Itali”, deklaroi Redona pas eliminimit.