Biznesmeni dhe presidenti i grupit “Balfin”, Samir Mane, ka premtuar se do të ndihmojë dy motrat Gentiana dhe Ilda Marku të cilat janë rritur pa baba dhe vetëm me sakrificën e mamasë së tyre.
Historia e motrave Marku u tregua nga vetë ato në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.
Biznesmeni Samir Mane po dëgjonte nga ana tjetër e murit ndarës historinë prekëse që rrëfyen motrat. Mane u shpreh se Gentianës dhe Ildës do t’i gjejë një shtëpi për mamanë e tyre, pasi ende jetojnë në banesë me qira.
Samir Mane: Emocionuese në shumë dimensione, e para humbja e një 29-vjeçari babai i dy gocave. E dyta humbja e një polici në detyrë për shkak të detyrës së vet. Padyshim e kuptoj maksimalisht emocionin e vajzave.
Ardit Gjebrea: Të mendosh që 1 vjeç pa baba. Ajo që më preku ishte festimi i ditëlindjeve që ajo nuk e kuptonte. Ditëlindjet mendonte se festoheshin kur shkon në shkollë se kishte motrën më të madhe dhe nuk e dinte pse nuk festohej dot ditëlindja e saj.
Samir Mane: E gjitha ishte një gjë shumë emocionuese, kështu që unë jam i sigurtë që histori të tilla ka, të dhimbshme.
Ardit Gjebrea: Çfarë mund të bëjmë për këto dy vajza, për këtë familje? Mua më erdhi shumë mirë kur dëgjova se ministri Çuçi i ka ndihmuar me aq sa mundej.
Samir Mane: Vajzave do i gjejmë shtëpinë për mamin e tyre, atë që dëshirojnë ato.
Ardit Gjebrea: Që në fillim kur të prezantova si një shok të mirë në nevojë, kështu që nuk e kisha vetëm shok i mirë i imi. Por i të gjithë shqiptarëve se të mendosh 5,000 familje që janë të punësuara dhe marrin të ardhura, ndërkohë që foli për papunësi. Të gjithë bashkë, është një #hashtag që unë mendoj që e kam thënë në fillim ‘të gjithë bashkë mundemi’. Secili në atë gjënë e vetë, ministri me punësimin, ne me programin, pastaj vini ju me fondacionet që keni i krijoni një komoditet dhe jo pa qëllim unë ju ftova për këtë rast. Mbi të gjitha nëse e vutë re këto dy vajza kishin shumë dinjitet, ishin vajza dinjitoze. Ka familje në nevojë që fillojnë e qajnë atë hallin e tyre, ndërkohë që ato treguan pamundësinë e tyre ekonomike, pasigurinë për të paguar qeranë e mamasë së tyre. Dinjiteti i tyre ishte mbreslënës.
Samir Mane: Sado pak të ndihmojmë edhe në këtë rast ose edhe me raste të tjera që ne e bëjmë në mënyrë të përditshme tashmë, mundohemi t’iu gjendemi njerëzve në nevojë duke plotësuar dëshirat e tyre duke ndimuar ato me aq sa mundemi.
Janë rritur pa baba, Samir Mane ndihmon dy motrat: Do t’u gjejmë
Pasi mësoi se biznesmeni Mane ka ofruar një shtëpi për nënën e tyre, Gentiana Marku e falenderoi dhe e vlerësoi për mundësinë që po u jep.
Ardit Gjebrea: Historinë tuaj e ka dëgjuar dikush, nuk është mami juaj, por një personazh që jam i sigurtë që ju e njihni, Samir Mane. Tani meqë jeni në ‘Ka Një Mesazh Për Ty’, Samiri ka një mesazh për ju.
Samir Mane: E dëgjova me emocion gjithë tregimin tuaj dhe jam i sigurtë që një gjë e vogël që mund t’iu ndihmoj e mund të bëj është që të plotësoni ju dëshirën mamit tuaj duke dhuruar atë shtëpi që ajo dëshiron, aty ku e dëshiron.
Gentiana Marku: Nëse dikujt i ndryshon jeta, kjo është një nga gjërat. Unë jam shumë falenderuese ta uroj me gjithë zemër të kesh çdo të mirë nga Zoti si në jetën tënde, në familje, punë, sepse unë të njoh është nder për mua që të takoj. Këtë mundësi që je duke na dhënë ti, na është refuzuar për vite me radhë, nuk di si të gjej fjalët e duhura për të falenderuar.
Burimi: Tvklan.al