Seher arrin që të dalë nga bodrumi ku mbahej e izoluar pasi ia hap derën kunata e Jamanit, por plani i saj është që ta heqë qafe Seherin dhe që ajo të heqë dorë nga Jusufi. Më pas ajo ngjitet në dhomën ku ishte nipi dhe e shikon që ai po digjej nga temperatura.
Menjëherë mbërrin doktori në shtëpi dhe shikon sesi është gjendja e të voglit. Ai gjatë gjithë kohës kërkon tezen e tij, dhe Jaman e kupton qe per jetën e nipit është shumë e rëndësishme prezenca e Seherit.
Ai e dëgjon fshehur kur Seher qante mbi kokë e tij dhe i thoshte që ishte frikësuar shumë kur nuk e gjente dhe se nëse do ti kishte ndodhur gjë edhe ajo do të ikte.
Ishte ky moment që Jamanin e prek. Më pas Jusuf dëgjon bisedën e shërbëtores së tij teksa pranon se ishte faji i saj që Jusuf iku pasi ajo nuk po e shihte. Pas kësaj ai e heq menjëherë nga puna.
Ndërkohë në shtëpi pritet që vijë Zuhar. Por ndërsa kunata e Jaman arriti që më në fund ta binde Seherin ta largohej, duke i bërë si e mirë, Jaman dëgjon gjithë bisedën, dhe e pyet nëse dhoma është gati… ajo mendon se ishte fjala për dhomën e Zuhar dhe me gëzim i thotë, por Jaman i thotë që në atë dhomë do të qëndrojë tezja e Jusufit.