Qytetari serb, i cili jeton në Prishtinë, Tomislav Lulzim Perusic ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur mes shtetit të tij dhe Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se ai ka deklaruar se e irriton ajo që po bëjnë serbët.
“U nervozova kur pashë protestat në kufi, mënyra sesi shajnë dhe përdorin një fjalor shumë primitive. Nuk e mbështes atë veprim. Me sjelljen e qeverisë serbe, mund të them se kemi shumë shkelje të të drejtave të qytetarëve te Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, që të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy shteteve, nuk duhet ndihma e Amerikës apo dikujt tjetër, ndërkohë që ka shtuar se Serbia duhet t’i kërkoj falje Kosovës.
“Nuk mund të vazhdohet kështu, me të kaluarën, duhet zbardhur çështja e të pagjeturve dhe besoj se Serbia ka edhe përgjegjësi t’i shpërbleje familjet e vik timave të luf tës,” tha ai.