Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës rihter goditi Turqinë. Epiqendra e tërmetit në 01:01 me orën lokale ishte në Gemerek, Sivas.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ra në një thellësi shumë të cekët prej 5 km. Tërmetet e cekëta ndihen më fort sesa ato më të thella pasi janë më afër sipërfaqes.
Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohet gjatë orëve ose minutave të ardhshme.
Nga të dhënat e medieve turke nuk raportohet për dëme në njerëz dhe materiale, ndërsa lëkundja ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët.