Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shenja e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit; përse gratë janë më të riskuara

Mungesa e hekurit është problemi shëndetësor më i zakonshëm dhe sipas Ëorld Health Organization më shumë se 30% e popullsisë së botës vuajnë nga anemia. Femrat, të porsalindurit, vegjetarianët, dhuruesit e gjakut janë më të rrezikuara ndaj kësaj sëmundje! Është shumë e rëndësishme që gjithëkush të njohë shenjat paralajmëruese të anemisë, pasi përkeqësimi i saj mund të çojë në sëmundje zemre. Humbja e vazhdueshme e gjakut eshte shkaku kryesor i shfaqjes se anemise dhe marrja e ushqimit te pasur ne hekur mund te ndihmoje parandalimin dhe trajtimin e niveleve te ulta te hekurit ne gjak.
Shenja te anemise si pasoje e mungeses se hekurit mund te jene:
Vështirësi në frymëmarrje apo frymëmarrje të shkurtra
Dhimbje muskujsh, dobësi, lodhje
Mungesë përqëndrimi
Urinë në ngjyrë të kuqe ose rozë
Thonj të dobët që thyhen lehtë, thonj në formë luge
Ngjyre e zbehte e lekurës
Prirje më e lartë për t’u prekur nga çfarëdolloj infeksioni
Ndjeshmëri shumë e lartë ndaj të ftohtit
Kapsllek
Sido qe te jete anemia juaj, e lehte apo e rende, gjithsesi kerkohet nje ndryshim ne ushqimin tuaj. Kjo do te thote qe ju duhet te rrisni sasine e hekurit qe merni nga ushqimi dhe gjithashtu sasine e acidit folik dhe vitamines C.
Njerëzit që kane mungese hekuri duhet te rrisin konsumin e mishit te kuq si dhe te melcive te vicit (te rritur ne menyre natyrale!) Kjo per arsye se hekuri i mishit eshte shume me i absorbueshem sesa ai i frutave dhe zarzavateve.