Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shifër e ‘frikshme’/ Shikoni se sa ka kushtuar lufta e Putinit vetem ne nje dite

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete MI6 të Britanisë, Richard Moore ka deklaruar se lufta e Rusisë në Ukrainë do të jetë ‘e pafitueshme’ sepse presidenti Vladimir Putin nuk do të arrijë kurrë fitore politike mbi popullin e vendit.

Lidhur me kostot ekonomike, Daily Mail shkruan se lufta e Putinit i shkakton Rusisë një dëm prej rrreth 18 miliardë euro në ditë. Ish-shefi i mbrojtjes i Estonisë, Riho Terras, ka pohuar se Rusisë po i mbarojnë me shpejtësi paratë dhe armët dhe do të duhet të hyjë në negociata me qeverinë e Volodymyr Zelenskyt nëse Kievi i bën rezistencë sulmeve për 10 ditë.

Mendohet se Putini ka mbajtur një takim me oligarkët në një bunker në malet Urale, në të cilin pretendohet se ai shprehu me entuziazëm se mendonte se lufta do të ishte ‘e lehtë’ dhe ‘gjithçka do të bëhej brenda 1-4 ditësh’. Duke cituar burime të inteligjencës ukrainase, Terras pohoi se lufta po i kushton Rusisë rreth 15 miliardë paund në ditë, ose rreth 18 miliardë euro dhe se ata kanë raketa për maksimumi tre deri në katër ditë, të cilat i përdorin me kursim.

Ai pretendoi se plani i Putinit është mbështetur në përhapjen e panikut në popull duke gjuajtur ‘rastësisht’ raketa në zonat e banuara për të ‘frikësuar’ ukrainasit, si dhe duke shkaktuar dezertime masive në ushtri.