Aktori i njohur dhe shumë i dashur tashmë edhe për publikun shqiptar, Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdar, i cili luajti në serialin turk “Lugina e uqërve”, serial i cili në Turqi ka arritur rekorde, duke boshatisur rrugët e qyteteve në orarin e transmetimit.
Vlen të theksohet se të njëjtin impakt ka patur edhe në vendin tonë, kur transmetohej në atë kohë.
Aktori protaginist, Necati Sasmaz, bëri bujë jo vetëm në rolin e tij, por edhe në jetën private.
Ai u nda me bashkëshorten më të cilën ka dy fëmijë, pas shtatë vitesh martesë, por divorci i tyre nuk ishte i zakonshëm.
Aktori akuzonte partneren se ka përfshirë djalin e tyre në një sekt çnjerëzor fetar.
Pas bujës së divorcit, “Polati” u shkëput për disa kohë nga ekrani dhe shfaqja e tij në disa foto, ka habitur ndjekësit e fansat e tij.
Ai duket krejt ndryshe, larg imazhit të burrit perfekt që kishte krijuar prej vitesh.
Të befasuar nga ndryshimi i aktorit, komentet mbizotëruese të ndjekësve janë: “Çfarë ka ndodhur me ty vëlla”, “Necati Sasmaz sa ke ndryshuar”.