Shikoni se si lekundet ndërtesa 79-katëshe lëkundet si të ishte prej letre, qytetarët “ia fusin vrapit”

Një kullë në Kinë filloi të lëvizë, duke shkaktuar shqetesim tek qytetarët të cilët sapo kuptuan se ndërtesa 79-katëshe po lëkundej vrapuan menjëherë për t’u larguar.

Sipas mediave të huaja, ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin jugor Shenzhen.

Raportohet se asnjë tërmet nuk u regjistrua, ndërsa autoritetet po shqetësohen për shkakun e lëvizjes së kullës.

Ekspertët po hetojnë se çfarë e shkaktoi këtë lëvizje të ndërtesës, pasi erërat në zonë nuk konsiderohen të jenë shkak i lëvizjes.

Ndërtesa 79-katëshe është ndërtuar në vitin 2000.