Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shisnin femijet 2000 deri 4000 euro ne Greqi arrestohet 59 vjecari

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Greqisë 59-vjeçari bullgar i dyshuar për trafikim foshnjash nëpërmjet lindjeve të organizuara

Pas koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është finalizuar ekstradimi nga Shqipëria drejt Greqisë i shtetasit I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një skemë të dyshuar të trafikimit të foshnjave përmes lindjeve të ndërmjetësuara.

Sipas autoriteteve greke, 59-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, rekrutonte gra shtatzëna që ndodheshin në kushte të vështira ekonomike, kryesisht në vende të Europës Lindore.

Më pas, ato dërgoheshin në Greqi për të lindur, dhe fëmijët u jepeshin familjeve të interesuara për birësim, jashtë çdo procedure ligjore. Për çdo rast, I. A. dyshohet se përfitonte nga 2000 deri në 4000 euro.

Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë dhe u ndalua me qëllim ekstradimin, i cili tashmë është kryer me sukses.

Autoritetet greke pritet të vijojnë ndjekjen penale për veprën e rëndë të trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim përfitimi financiar.