Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shkenca e pranon: Injoranca është çelësi i lumturisë!

“Sa më pak të dish aq më mirë do jesh!”-thënia është e vjetër por tashmë e mbështet edhe shkenca. Nëse ajo që bëjmë përditë nuk është tjetër veçse të menduarit, magazinimi i sa më shumë informacioneve, parashikimi i së ardhmes, ndoshta është më mirë që të mësojmë t’i dorëzohemi ‘armikut’: injorancës! Pikërisht ky është çelësi i lumturisë, sipas studimit të Australian National University: “Vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë” – shpjegon Michael Smithson, profesori i kërkimeve në shkollën e psikologjisë.
“Për të shijuar lirinë personale e keni të domosdoshme të mos njihni disa aspekte të jetës, qoftë asaj të tashme, qoftë së ardhmes! Nëse do dish se si do shkojë e gjithë e ardhmja jote, me siguri që vendimet e tua për të ardhmen do ndikoheshin”- pohon studimi. Kurioziteti dhe kreativiteti ngacmohen te ne pikërisht për të mbushur boshllëqet: pikërisht për këtë arsye, sidomos artistët e artizanët, shkencëtarët apo sipërmarrësit, duhet ta mirëpresin injorancën dhe ta mbushin me ide të reja. “Ka gjithmonë diçka të cilën e shpërfillim, të mos ishte kështu nuk do kishim asgjë për të zbuluar!”- shton studiuesi Smithson.