Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

SHMU ben parashikimin e motit per 5 ditet e javes, ja cfare na pret keto dite

Përshëndetje nga SHMU!
Rreth javës që presim përpara dita e parë e saj (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të vranët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazheueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet përsëri i vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore mbi 300 metër dhe ato kodrinore mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet kryesisht mesatar.

Për të dyja ditët (e Hënë dhe e Martë) reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Duke nisur nga dita e Mërkurë dhe deri në fund të javës (dita e Premte) mbi vendin tonë pritet të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.