Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shpallet në kërkim Vis Pupa dhe bashkëshortja e tij

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike, shkruajnë mediat australiane.

Belina, e cila është bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis Pupa doli këtë të martë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide. Ajo nuk ka paraqitur ende ndonjë deklarim fajësie për akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025, në një pronë në Ascot Park, ku janë zbuluar 43 bimë kanabisi.

Avokati i saj kërkoi nga gjykata ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune.

“Ajo ka klientelë në Shqipëri, SHBA dhe Australi, dhe shpenzon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku ofron shërbimet e saj edhe në televizion”, u tha në sallën e gjyqit.

Prokuroria kundërshtoi ashpër kërkesën, duke e cilësuar rastin të rëndë dhe duke shtuar se partneri i saj, Vis Pupa i bashkë-akuzuar në këtë çështje, është larguar nga vendi dhe është aktualisht në kërkim.

Magjistratja vendosi të shtyjë seancën dhe lejoi Belina Pupën të mbetet në liri me kusht deri në seancën e radhës që do të mbahet javën e ardhshme.

Pupa ka një profil të njohur publik, me paraqitje të shumta në emisione televizive informative dhe aktivitet të dukshëm në promovimin e mirëqenies mendore dhe shëndetit psikologjik, veçanërisht në komunitetin shqiptar në diasporë.