Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shpikësit e vaksinës Pfizer/BioNTech parashikojnë fundin e fazës së kufizimeve shume shpejt

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së Coronas të përfundojnë deri në vjeshtë, shkruan Deutche Welle. “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”. Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë”. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi. Pastaj duhet të përshtatet vaksina. “Ne po përgatitemi për këtë sot,” tha ai. Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin. Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem. Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e Coronas e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor. Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.

Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së Coronas./DW/