Lekundje termeti mbremjen e sotme ne vendin tone por fatmiresisht pa probleme.
Sipas EMSC – European-Mediterranean Seismological Centre, tërmeti kishte mqagnitudë 3.8 ballë dhe epiqendra e tij ishte në fshatin Kuman të Fierit.
Thellësia 10 km.
Lëkundjhet u ndjenë në Vlorë, Berat, Lushnje dhe gjithë zonën përreth.
Ekpertet jane shprehur se termeti ka qene me magnitude te lehte dhe nuk ka pasur pasoja.
Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42. Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km. Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.