Një lajm për humbjen e jetes te aktorit të njohur Mirush Kabashi ka bërë xhiron e rrjetit ditëne sotme, para të vërtetohej se nuk ishte e vertete.
Lajmi u raportuar paraditen e sotme në disa portale, ndërkohë që shumë persona filluan të ndanin postime ngushëllimi për Kabashon.
Madje, lajmi u përhap menjëherë edhe në portalet e Kosovës, por për fat të mirë asgjë nuk është e vërtetë pasi aktori gëzon shëndet të plotë.
Gazetarja Edona Haklaj ka komunikuar me vetë aktorin dhe ai nga ana e tij është shprehur se e ka pritur lajmin me buzëqeshje.
“Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz m’u shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë.” – shkruan gazetarja.