Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shqiptarët bëhen bashkë, ja sa para jane mbledhur për familjen e 20-vjeçarit

Myzerim Zeneli ishte 20 vjeçari i cili humbi jetën në Velipojë. I rritur pa babë, i riu i pafajshëm iku nga kjo botë duke u përpjekur të nxirrte bukën e gojës për nënën dhe vëllain e tij për të cilët Myzerimi ishte shpresa e vetme për disa të ardhura në shtëpi.

Të prekur nga kjo ngjarje e rëndë të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit.

Një faqe dhuruese “Gofundme” është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë gjatë një konflikti me armë ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Faqja “Gofundme” është hapur ditën e djeshme dhe menjëherë është shpërndarë nga shumë persona publikë të cilët i bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë sado pak për të ndihmuar familjen e Myzerim Zenelit.

Kliko KËTU për të dhuruar!