Shqiptari mbyt gruan ne Itali. Ja si ti ndihmoni 4 femijet jetim

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Itali ku mesohet se nje shqiptar ka vrare gruan e tij.

Ai e ka mbytur 31 vjecaren per shkak te xhelozis dhe me pas gruaja eshte derguar ne spital ne gjendje shume te rende dhe me pas ka humbur jeten.

Quhem Erjon kanolja ,Ngjarje e rende qe ndodhi mbremjen e 27 Tetorit ne Savona te Italise, i mori jeten motres time te pafajshme ETLEVA BODI e cila u be viktime e bashkeshortit te saj dhe episodeve te tij te semura te xhelozise.
Lajmerohem ate mbremje nga nipi im i cili eshte vecse nje femije 13 vjec :” Daja, hajde shpejt , ishte thirrja e tij.
Forcat policore dhe mjeksore dhane maksimumin e tyre per te shpetuar jeten e motres sime por ajo e pati te pamundur te mbijetonte per shkak te traumes qe pesoi dhe nderroi jete mbremjen e 29 Tetorit ora 21:00.

Motra ime la pas 4 femije ku me i madhi prej tyre eshte vecse 13 vjec. Te 4 keta femije tani jane ne dore te drejtesise Italiane dhe fatit pasi e ema e tyre nderroi jete dhe i ati i tyre gjendet nen arrest.

Ne bejme thirrje te gjithe shqiptareve dhe personave te ndjeshem ndaj kesaj fatkeqsie qe na ka ndodhur te na ndihmojne sadopak te sjellim trupin e pajete te motres sone ne Shqiperi dhe gjithashtu ndihme sadopak per rehabilitimin qe do tu behet 4 femijeve te saj te mitur qe ajo la pas.
Nje ngjarje e tille na ka lene te shokuar dhe te mpire, te paafte per te pranuar realitetin.
Nje ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thelle ne shpirt dhe do mbetet traume e perjetshme si per ne ashtu dhe per femijet qe kane qene prezent ne skene dhe momentin e tentatives se vrasjes.
Ju lutemi na ndihmoni te sjellim trupin e saj te pajete dhe ti rehabilitojme keta 4 femije jetim!