Një 47-vjeçar nga Anglia është proceduar penalisht pasi akuzohet se i ka vjedhur çantën e dorës një personi në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se ka qenë shtetasi shqiptar me iniciale Sh.T i cili kishte denoncuar se në aeroportin e Rinasit, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale.
Pas kësaj shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur shqiptarit.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.
Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.