Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shumat marramendëse që fitojnë këngëtarët shqiptarë në dasma

Këngëtarët e muzikës popullore dhe asaj të rrymës tallava kanë sezonin e tyre gjatë muajve të verës.

Ata janë të ftuar në dasmat që zhvillohen gjatë kësaj periudhe dhe pagesat janë tejet të kënaqshme.

Orkestra që shoqëron një këngëtar për 5 orë këndim në një dasmë fitojnë një shumë që u del për disa muaj. Pas nuk mbeten a DJ që vijojnë të jenë tejet të preferuar.

Këto çmime variojnë nga 2000-7000 euro për dasmë, duke marrë parasysh edhe popullaritetin e këngëtarit.

Pra, një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës sonë, e këtu përfitojnë mirë edhe pronarët e restoranteve, kamerierët e të tjerë, ndërkaq familjes që ka gëzim i duhet, patjetër, t’i ketë disa mijëra euro për një dasmë ‘me të gjitha’, siç thotë populli, shkruan Kosovarja.

Në kredi për të bërë dasmë?

Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës shqiptare dhe asaj të Kosovës, si këngëtarët: Artiola Toska, Fatmira Breçani, Ylli Baka, Era Rusi, Ervis Behari, Bujar Qamili, Valbona Mema etj. E ndër ata të Kosovës Shkurte Fejza, Mahmut Ferati, Shyhrete Behluli, Remzie e Nexhat Osmani, Motrat Mustafa, Meda, Shkëlzen Jetishi-Xeni, Ramadan Krasniqi-Dani, Edi Furra, Lori etj.

Shuma për një mbrëmje në një dasmë është e njohur për shumicën e atyre që dëshirojnë të argëtohen me këta yje të estradës shqipe.

Siç dihet, disa familje futen edhe kredi për të bërë dasma e bankete të mëdha. A është zgjidhje kjo? Këtë e dinë më së miri ata që e kanë provuar këtë punë.