Meterologu i Meteoalb Hakil Osmani ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë. Pavarësisht temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius, Osmani tha se nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut në mesditë. Sa i takon javës së ardhshme, Osmani tha se pritet që të kemi mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm.
“Dita e shtunë ka kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të krijohen mundësi për reshje shiu. Mbrëmja e të shtunës rikthen motin e kthjellët, që do të zgjasë dhe ditën e dielë, një pjesë e zonës qendrore dhe malore do të kenë sërish reshje lokale shiu përgjatë mesditës.
Javën e ardhshme do të kemi rikthim të motit të kthjellët, është vënë re një ndryshim i shpeshtë i vlerave termike. Të dielën do të kemi një rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.
Temperaturat e larta krijojnë mundësinë e reshjeve afatshkurtra, janë masa që vijnë nga veriperëndimi, kemi avullim të menjëhershëm të sipërfaqeve të ujit, që shkaktojnë edhe reshjet”, u shpreh Osmani.