Si do jete parashkimi i Motit per 5 ditët në vijim..

DItët në vijim priten ditë me diell dhe temperatura të larta, por mos harroni se mëngjesi do të mbeten ende të freskëta. Sot në zonat malore të thella në juglindje dhe verilindje, termometri ka shënuar dy gradë, ndërsa në pjesën tjetër të territorit, temperatura luhatet nga 4°C në zonat malore deri në 16°C në vijën bregdetare.

Për ditën e nesërme, presim një rritje të mëtejshme të temperaturave. Megjithatë, sonte do të kemi vranësira të dukshme, që do të vazhdojnë edhe në pjesën e parë të ditës së premte. Nga mesdita dhe në vijim, do të kemi një largim gradual të vranësirave nga territori shqiptar.

E premte dhe e shtunë do të jenë kryesisht me diell, ndërsa të dielën, moti do të ndryshojë, duke shtuar vranësirat në pjesën e dytë të ditës.

Në fundjavë, temperaturat do të arrijnë maksimumin e 28°C, sidomos në zonat jugperëndimore dhe qendrore. Mëngjeset do të shënojnë një rritje të lehtë të temperaturave, dhe gjithashtu, në zonat perëndimore, vlerat minimale të mëngjesit do të rriten me 2°C.

Për të hënën dhe të martën, pritet një rënje e lehtë e temperaturave gjatë mesditës. Rreshje shiu mund të ndodhin vetëm pas datës 14 tetor dhe do të jenë të shkurtëra dhe të izoluara.

Ky është informacioni për ditën dhe javën që po vjen. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë gjatë fundjavës.