Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si do të jetë moti në ditët që vijnë? Ka një super lajm për ju

Një lajm i mirë për të gjithë! Moti do të vijojë që të jetë i kthjellët edhe në ditët në vijim, duke iu larguar temperaturave ekstreme që pushtuan vendin disa ditë më parë.

Siç njofton, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë sot ka nisur me mot të kthjellët dhe e tillë do të mbyllët dita duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare mbi relievet malore. Temperaturat e mëngjesit variuan sot nga 12-20°C ndërsa ato të mesditës nuk kaluan vlerat prej 26-33°C.

Anticikloni i Azoreve pritet të ketë ndikimin e tij për disa ditë mbi Europën Qendrore dhe atë lindore duke u përkthyer në mot të kthjellët jo vetëm për ditën e nesërme, por edhe për ditët në vijim.

Siç u përmend edhe më lart, edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të jenë pothuajse të njëjta me ato të ditës së sotme, ndërsa ato në vlerat maksimale një rritje prej 1-2 gradë krahasuar me sot duke prekur vlerat nga 27-34°C.