Mbrëmë u diskutua edhe lidhja mes dyshes Donald-Beatrix. Ndërkohë, në studio ishte e pranishme edhe ish-banorja e Big Brother VIP, Semi. Ajo nuk hezitoi të komentoi sërish lidhjen e Donaldit dhe Beatrixës brenda shtëpisë.
Gjithashtu, sqaroi se Donaldi nuk e ka penalizuar lojën e saj dhe se përkundrazi ai e ka ndihmuar atë në moemntet më të vështira të saj. Madje ajo në një moment potencoi se muajin e fundit nuk ka qëndruar edhe shumë afër Donaldit gjë e cila krijoi të qeshura në studio.
Ishte pikërisht opinionisti Arbëri ai i cili ironizoi me Semin rreth cështjes që ajo potencoi për afrimitetin e saj muajin e fundit me Donaldin. Semi i tha Arbërit se ndoshta nuk e ka parë ai BBV-në, në anën tjetër Arbëri ironizoi me të duke u shprehur: Po moj motër po. (Shiko videon nga minuta e 1:52. Video)
Gjithashtu, Arbër Hajdari mbrëmë i ka reaguar ashpër Donaldit. Derisa komentonte situatën në lidhje me Arjolën, opinionisti iu drejtu me disa kritika atij. “Nuk mund të më imponohesh”, i tha Arbër Hajdari pasi Donaldi vazhdimisht fliste me britma.
Tutje, opinionsti shtoi: “Trego respekt se nuk është normale. Unë kam mendimin tim ti kë tëndin”. Reagimi i Arbërit u prit mirë nga publiku që e shoqëroi me duartrokitje të forta. Nuk është hera e parë në fakt që Arbëri bën batuta të till në spektakël direkt, gjë që është pritur mirë nga publiku.
Mbrëmë, jo vetëm Arbëri, por edhe opinionstja tjetër, Balina Bodinaku, pati një përplasje të fortë me Donaldin. A i keni gjërat e qarta apo jeni prap konfuz? Ishte pyetja që Arbana Osmani iu drejtua Arbrit dhe Balinës. Ndërkohë, kjo e fundit dha një përgjigje teksa e komentoi raportin e Donaldit me Beatrix e cila tha se përderisa vetë Donaldi nuk i ka të qarta gjërat as ne nuk mund t’i kemi. Bodinaku shtoi se lidhjen me Beatrix e ka nisur në një moment emocional.