Si ndikon ushqimi dhe cilësia e ujit të pijshëm ne kancerin e stomakut nga mjekja Esmeralda Sera

Pavarësisht se dëgjojmë të flitet shumë pak për të, kanceri i stomakut rrezikon jetën e 200 deri edhe 250 pacientëve që diagnostikohen rishtazi çdo vit më këtë sëmundje. Për mjekët, shifrat konsiderohen alarmante, ndaj informimi dhe trajtimi në kohë mbeten një mundësi e mirë për të marrë nga jeta disa vite më tepër.jhdjkdsf

Por për të arritur te kanceri dhe diagnostikimi i hershëm, duhet të njihen faktorët e riskut. Sipas mjekës onkologe Esmeralda Sera, veç moshës, ndikon edhe mbipesha, konsumimi i alkoolit dhe gjinia.

Kështu, meshkujt kanë më tepër probabilitet të preken nga kjo sëmundje në raport me femrat. “Siç e thatë, edhe në vendin tonë, si në shumë vende të tjera, ka shifra të konsiderueshme të këtij lloj tumori dhe si i tillë, pesha e diagnostikimit të hershëm dhe e informimit të duhur të popullatës ka shumë rëndësi.

Natyrisht janë shifra alarmante dhe si të tilla, është e rëndësishme të njohim shkaqet e mundshme të sëmundjes, të cilat janë: mosha sa më shumë kalon, aq më shumë rritet probabiliteti për shfaqjen e sëmundjes, gjinia, pra, më shumë preken meshkujt, njerëzit që kanë trashëgimi familjare, obeziteti ndikon po ashtu, alkooli, H.pylori një lloj bakteri që gjendet në stomak dhe duhet kuruar etj.”1 (1)

PARANDALIMI

Për të parandaluar kancerin e stomakut, nuk ka një mënyrë të sigurt, por ka gjëra që mund të bëni, të cilat reduktojnë ndjeshëm riskun. Për të ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut tuaj, shmangni një dietë që është e pasur me yndyra, evitoni po ashtu turshitë dhe mishin që përmban sasi të lartë kripe. “Regjimi ushqimor dhe cilësia e ujit të pijshëm janë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të stomakut. Prandaj, ushqehuni shëndetshëm duke eliminuar yndyrat e tepërta, ushqimet e konservuara, alkoolin etj. Të gjitha këto do të çonin në një rezultat që të gjithë e duam, parandalimin e sëmundjes”, pohon më tej doktoresha. Nga ana tjetër, një dietë e lartë në fruta dhe perime të freskë- ta, gjithashtu, mund të ulë rrezikun e kancerit në stomak. Frutat si portokalli, limoni dhe mangot mund të jenë veçanërisht të dobishme. American Cancer Society rekomandon që njerëzit të aplikojnë një dietë të shëndetshme, të fokusuar në produktet bimore.

TRAJTIMI

Trajtimet kryesore për kancerin e stomakut janë: kirurgjia, kimioterapia, terapia e targetuar, terapia e rrezatimit dhe imunoterapia. Duke qenë se kjo sëmundje nuk po kursen as moshat e reja, as kërkimet nuk kanë mbetur pas me qëllimin e vetëm për të frenuar këtë sëmundje. Mundësitë e trajtimit, vë në dukje Sera, varen nga shumë faktorë, por më të rëndësishme janë vendndodhja dhe faza (shtrirja e përhapjes) të tumorit. “Kjo sëmundje sa vjen e prek mosha gjithmonë e më të reja dhe si e tillë, normalisht që shkenca bën kërkime të mëtejshme të terapive duke synuar drejt imunoterapive që synojnë rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës te këta pacientë.”

POST TRAJTIMI

Ju nuk mund ta ndryshoni faktin se keni pasur kancer. Çfarë mund të ndryshoni, është se si jetoni pjesën tjetër të jetës suaj. Kjo mund të jetë koha për të parë jetën në mënyra të reja. Ndoshta ju mund të përpiqeni të hani më mirë ose të ushtroni më tepër aktivitet fizik, mund të reduktoni alkoolin ose të hiqni duhanin. Edhe hapa të tjerë, si mbajtja e stresit nën kontroll, mund t’ju ndihmojë. Duke bërë të gjitha këto, ju mund të keni efekte pozitive për pjesën tjetër të jetës suaj, do të ndiheni më mirë dhe gjithashtu do të jeni më të shëndetshëm. “Të jetosh me kancer në stomak, nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Është më e vështirë sepse mungesa e stomakut do të çojë në moskonsumim të plotë të ushqimeve dhe të vlerave të tyre duke mos lejuar marrjen e kalorive të plota, të cilat mund të zëvendësohen me produkte përkatëse për këta pacient”, thekson mjekja onkologe Esmerada Sera.

PËRHAPJA E KANCERIT

Kanceret e stomakut mund të përhapen (metastazohen) në mënyra të ndryshme. Ato mund të rriten përmes murit të stomakut dhe të pushtojnë organet e afërta. Ato, gjithashtu, mund të përhapen në enët limfatike dhe në nyjet limfatike aty pranë. Nyjet limfatike janë struktura me madhësi të vogla që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Stomaku ka një rrjet shumë të pasur të enëve limfatike dhe nyjave. Ndërsa kanceri i stomakut bëhet më i avancuar, ai mund të udhëtojë nëpër qarkullimin e gjakut dhe të përhapet në organe të tilla si mëlçia, mushkëritë dhe kockat.