Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si t’a bëni kuzhinën të mbajë aromë të mirë para se t’ju vijnë miqtë

Nuk ka aromë më tunduese apo mikpritëse se biskotat e sapogatuara apo ndonjë gjel apo pulë e pjekur. Ka një arsye se pse njerëzit nuk ndezin qiri me aromë “qepë të skuqura”.

Ndaj kur keni mbaruar gatimin dhe shtëpia ju vjen erë jo shumë të këndshme ja disa mënyra se si t’a zgjidhni këtë çështje në pak minuta…

Sipas drejtoreshës për ushqimin në siten bonapettit.com, Carla Lalli Music një nga mënyrat më të mira është kalimi i ndonjë dege trumë apo rozmarinë në flakë të ulët gazi. Që të shmangni marrjen flakë, ajo sugjeron që t’i digjni gjethet sa të lëshojnë tym dhe t’i hidhni më pas në lavaman dhe t’u lëshoni ujin.

Në vjeshtë ajo rekomanon futjen e një bohçe pishe në furrë në temperaturë të ulët, rreth 170 gradë, për një aromë natyrale pylli.

Ndërkohë një tjetër editor i këtij site, Rick Martinez ka një tjetër strategji për dimrin: Ai zien kanellë dhe karafil për një darkë si ato të pushimeve të fundvitit, ndërsa dhe ajri lagështohet pak më tepër brenda ambienteve të shtëpisë.

Ndërsa në verë ai shprehet se hedh çfarëdo barishteje aromatike që përdor, në një tigan të nxehur në flakë të lartë përreth 30 sekonda. Shtëpia mban aromë të mirë, ndërsa keni dhe mente ose rozmarinë të tharë. Ose trumzë. Ose çdo gjë tjetër që ka në dorë…