Omicroni po prodhon simptoma të ndryshme nga Delta, por të ngjashme me ftohjen normale.
Ekspertët tregojnë se simptoma kryesore e Omicronit është dhimbja e fytit. Ndërsa, simptomat e tjera janë dhimbja e kokës, rrjedhja e hundëve dhe teshtitja.
Profesori Tim Spector, në një deklaratë për ‘The Sun’, tha se britanikët po preken më së shumti nga dhimbja e fytit: “Dhimbja e fytit është shenja më e rëndë dhe kryesorja e Omicronit”.
Ekspertët po punojnë vazhdimisht që të zbulojnë simptoma të reja të këtij varianti të COVID-19, por ata këmbëngulin që edhe me të duhet treguar kujdes, pavarësisht simptomave të lehta që kanë shfaqur.