Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si ta dalloni sëmundjen? 3 të vd*ekur dhe 17 të infektuar nga “Ethet e Nilit” në Shqipëri!

3 të vdekur dhe 17 të infektuar nga “Ethet e Nilit” është bilanci aktual i sëmundjes që rikthehet pas 13 vitesh në Shqipëri.

Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat.

Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin:

temperaturë e moderuar, gjendje parehatie e përgjithshme ulje të oreksit të përziera, dhembje koke, dhembje sysh, dhembje shpine, dhembje muskujsh, kollë puçrra, diarre nyje imfatike të zmadhuara, vështirësi në frymëmarrje. Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të rënda, si:

temperaturë e lartë, encefalit meningjit dhembje të forta të kokës, dobësi dhe paralizë të lehtë, simptoma gastrointestinale, çorientim, të dridhura konvulsione puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë, ataksi (humbja progresive e koordinimit të muskujve), koma. Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.