Si te zgjidhni vaj ulliri cilesor
Vaji i ullirit njihet si vaj me cilesor edhe me i shendetshem por shumica e njerezve mund te behen shume dyshues kur vjen pun ate blerja e tij. Disa kerkojne nje vaj cilesor por nuk duan edhe qe te harxhojne shume ne blerjen e tij. Fatmiresisht jane disa keshilla qe ekspertet na japin qe te mbajme parasysh edhe te shmangim ne blerjen e vajit cilesor te ullirit:
Zgjidh vajin ekstra te virgjer. Ai konsiderohet si vaji i ullirit me i mire sepse “per nxjerrjen e tij perdoren mjete mekanike pa kimikate apo nxehtesi te shtuar, sic njihet ndryshe edhe shtypja ne te ftohte. Ky proces e lejon vajin te mbaje sa me shume perfitime shendetesore.”shpjegon drejtori ekzekutiv I Shoqates se Vajit te ullirit te Amerikes se Veriut, Joseph Profaci.
Provoni marka te ndryshme. Dihet qe jo te gjithe kemi shije te njejta por disa marka ofrojne shije frutash, barishtore apo arrore. Zgjidhni ate qe ju pelqen me shume por mbani mend qe flluskat e vogla te vajit te ullirit vijne nga polifenolet qe permbajne anitoksidante dhe yndyrna te shendetshme per zemren. Sa me i hidhur vaji aq me shume polifenole mban.
Kontrolloni daten e skadences sepse sic do produkt tjeter vaji i ullirit ka etiketen e prodhimit edhe te skadences qe trego freskine e tij. Duke pare etiketen kuptohet se ky vaj do jete ektrsa i virgjer deri ne ate date. Ka njerez qe nese nuk ka etiketen nuk e blejne vajin sepse duan cilesine.
Vini re daten e korrjes e cila eshte e ndryshme nga data e skadences. Nese nuk ka nje date korrjeje ne shishe atehere prodhuesi mund te kete futur vaji nga dy vite te ndryshme ne nje shishe. Duke ditur qe vaji i prodhuar mund te kete shije edhe arome te mire per rreth 18 muaj nga vjelja duhet pasur kujdes.
Shmangni shishet me ngjyre te celet sepse paketimi i vajit duhet te ruaj ate nga drita edhe nga kontakti me oksigjenin per te mbajtur cilesine e larte te tij. Shishet duhet te jene qelqi edhe jo me ngjyre te celet sepse kane me shume aftesi te ruajne vajin nga degradimi sic eshte psh plastika.
Sa shpesh perdorni vaj ulliri? Duhet te dini qe nuk mund te blihet me shumice ne kontenitore te medhenj sepse sapo te hapet ena, vaji ekspozohet me oksigjenin edhe e ben te skadoje me shpejt. Mbani mend te merrrni ne sasine qe iu duhet edhe ta mbani larg drites e nxehtesise ne ene te mbyllur.
Kontrolloni shijen qe fatkeqesisht nuk mund ta beni para se ta blini vajin. Por ne momentin e perdorimit ju mund te vendosni nese ka arome, ngjyre apo konsistence ndryshe nga ajo qe ju keni para zakonisht ne vajin e ullirit qe iu pelqen. Rishikoni vendin ku e ruani vajin ne kuzhine qe te jete sa me i sigurt e larg temperaturave te larta. SHIKO.NEWS