Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si të jetojmë mbi 100 vjet: Dieta japoneze që jua shton plot vite jetëgjatësi

Se si të jetoni më gjatë është një pyetje të cilës duan t’ia dinë të gjithë përgjigjen, por viteve të fundit shkencëtarët e kanë zbuluar se përgjigja për një jetë më të gjatë bazohet në ndryshime të thjeshta në stil të jetesës

Ushtrimet e rregullta fizike dhe lënia e duhanit janë dy hapat më të thjeshtë që rekomandohen për ta rritur jetëgjatësinë, bashkë me një dietë të shëndetshme, transmeton Telegrafi

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i hani pesë porcione me pemë dhe perime në ditë, të hani ushqime si patatja, buka, orizi apo pasta, të konsumoni produkte të bulmetit, peshk, vezë, mish, proteina tjera, vaj ulliri, etj

Japonezët janë prej popujve që njihen më së shumti në botën për jetëgjatësinë e tyre, ndërkaq ishulli Okinawa është më i famshmi si vend ku jetojnë personat mbi 100 vjeç

Por, çfarë ushqimesh konsumojnë ata?

Dietat japoneze janë të mbushura me oriz dhe peta, perime, kërpudha, produkte të sojës, sasi të mëdha të peshkut, çaj të gjelbër, etj

Çfarë kufizojnë në ushqim japonezët?

Mishin – ata hanë vetëm sasi të vogla të mishit të derrit dhe shpendëve

Gjithashtu ata e kufizojnë edhe gjalpin, produktet e bulmetit dhe ushqimet e përpunuara që kanë sasi të mëdha të yndyrës dhe sheqerit

Cilat janë shprehitë e tyre të ushqyerjes?

Ekspertët thonë se banorët e Okinawans e ndjekin një manta ’hara haxhi bu’ – hanë derisa të ndihen 80% të ngopur

Kryesisht mëngjesi është shujta e tyre më e madhe, që përfshin ushqim të nxehtë dhe perime me proteina.