Si te permiresojme shendetin e trupit duke perdorur rrush te thate

Sëmundjet e zemrës janë një ndër shkaktarët që çojnë në humbjen e jetës. Por rrushi i thatë ju vjen në ndihmë për të përmirësuar shëndetin e zemrës suaj.

Duke konsumuar rrush ju mund të shmangni infarktin, goditjen në tru dhe hipertensionin. Shumë ekspertë besojnë se arsyeja pse rrushi i thatë është shumë efektiv në uljen e presionit të gjakut, është për shkak të niveleve të larta të kaliumit që mund të gjenden te rrushi i thatë.

Ai gjithashtu përmban hekur, i cili mund të ndihmojë të parandaluar aneminë. Në të njëjtën kohë mund të ndihmojë në mpiksjen e gjakut më shpejt, sa herë që dëmtoheni në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Po ashtu, sheqernat që gjenden në rrush të thatë mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.