Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si ti largoni mizat ne kuzhinen tuaj

Nëse shikoni miza të vogla fluturuese në kuzhinën tuaj, rreth bimëve nuk janë gjë tjetër veçse mizat e frutave. Ata mund t’i shihni rëndom jo vetëm tek frutat, por edhe tek perimet apo në grumbuj plehrash.

Janë të zakonshme gjatë sezonit të verës, por kjo nuk do të thotë që nuk janë të pranishme edhe në dimër. Prania e tyre është shumë e bezdisshme dhe shumë prej jush mund të përdorni kimikate për ti eleminuar, që janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Në vend të tyre, provoni t’i largoni ato nga shtëpia juaj me mënyra natyrale.

Qumësht, sheqer dhe piper

Një truk i thjeshtë për të shpëtuar prej mizave të frutave është ai i kombinimit të qumështit me sheqer dhe piper.

Përbërësit:

2 gota qumësht
4 lugë gjelle piper
8 lugë sheqer

Përgatitja:

Në një tigan shtoni qumështin, piperin dhe sheqerin.
Përziejini mirë përbërësit dhe vendoseni në zjarr të ngrohet për rreth 10 minuta.
Hidhini përzierjen në një enë të cekët dhe vendosni në vendin ku ka më shumë miza të frutave.
Ata do të fluturojnë drejt kësaj përzierje dhe do të mbeten në të për shkak të qumështit dhe ëmbëlsisë