Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si t’i riktheni shkëlqimin rubinetit të lavamanit me 1 përbërës

Dëshira është që i gjithë lavamani i kuzhinës të jetë gjithmonë me shkëlqim pa njolla apo pika, por duke e përdorur atë vazhdimisht, bëhet një mision i pamundur. Nganjëherë problemi qëndron edhe tek mungesa e kohës për ta pastruar lavamanin dhe rubinetin e ujit ashtu siç duhet, ndaj ky i fundit e humbet shkëlqimin. Shtoji kësaj edhe faktin se pastrimi i tyre është një proces i gjatë dhe i mërzitshëm

Mund të keni përdorur detergjentë larës dhe sërish ai ka mbetur po në atë gjendje. Por, nuk keni pse të shqetësoheni më as për këtë objekt që e përdorni shumë shpesh

Ju nevojitet:

Uthull e bardhë

Udhëzime:

Shtoni pak uthull të bardhë në një tas dhe zhysni një leckë të thatë në të
Sigurohuni që rubineti të jetë i mbyllur dhe nuk rrjedh ujë. Fërkojeni atë me leckën e lagur me uthull duke ushtruar presion mbi njollat apo pikat që gjenden në të

Më pas mbështilleni leckën rreth rubinetit, shtoni në të uthullën e mbetur dhe lëreni përreth një orë

Largojeni leckën dhe përdorni një sfungjer për të pastruar shenjat e njollave që mund të kenë mbetur

Shpëlajeni me ujë të pastër, thajeni me një leckë të thatë dhe në fund admironi shkëlqimin e tij