Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sipas Lira Gjikës ky është gabimi MË I MADH që prindërit bëjnë kur fëmija kthehet nga kopshti ose çerdhja

Prindërit shpesh shqetësohen për mënyrën e të ngrënit të fëmijës së tyre, aq sa harrojnë të pyesin për gjëra të tjera po aq të rëndësishme. Këtë herë dhe këshilla e Lira Gjikës është pikërisht kjo,se si duhet të silleni kur fëmijët kthehen nga kopshti apo shkolla.

“Shpesh dëgjoj prindër që i drejtohen fëmijëve kur i takojnë: “a hëngre” ose “u ngope”, sikur fëmija është çuar në kopsht, vetëm për të ngrënë dhe jo për të mësuar. Këto pyetje janë si ajo thika me dy presa, që bën vetëm dëm. Natyrisht. që fëmija duhet pyetur edhe për ushqimin, por jo që në fillim dhe në një mënyrë kaq të përgjithshme dhe sidomos pa kujdes për fjalët e përdorura. Mund ta pyesni pasi keni marrë informacionin për gjërat e reja që ka mësuar. Pyeteni fëmijën: “të pëlqeu”?! apo “e shijove”?! “ishte një ushqim i ri”?! dhe jo “a hëngre”?, apo “u ngope”? Nëse një prind e pyet fëmijën “a hëngre” apo “u ngope” kur kthehet nga kopshti apo festa, i demonstron fëmijës, se ato që ka mësuar apo shijuar, nuk i interesojnë. I tregon se e ka çuar në atë vend sepse, në shtëpi nuk i ka ato ushqime.

Prindër! Kini kujdes kur flisni me fëmijën, njerëzorja nuk është një gjë e lindur si instikti i të ngrënës, ajo mësohet dhe kërkon shumë kujdes, shumë vëmendje dhe mbi të gjitha, kujdes për fjalët që përdorni. Fjalët “hëngre”, “u ngope” ushqejnë dhe mbajnë gjallë mekanizmat bazikë “të urisë” dhe frikës se nuk do të ketë më. Ndërsa kur përdoren fjalët apo shprehjet: “u kënaqe”, “të pëlqeu” “çfarë shije kishte”, vihen në punë kurioziteti, kujtesa, ri-jetimi i shijes apo situatës dhe shmangen strukturat psiko-emocionale të mbijetesës”, shkruan Lira Gjika.